Sport
Trajneri i Frankfurtit: Nuk kemi frikë nga Real Madridi, ata nuk janë shumë të fortë
Demokracia
20:03 | 09 Gusht 2022

Share:

Do të jetë një mision i vështirë por jo i pamundur suksesi për Frankfurtin nesër ndaj Real Madrid, në finalen e Superkupës së Europës. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i gjermanëve, Oliver Glasner.

Numri një i pankinës së Frankfurt, Glasner beson se ekipi i tij do ia dalë në fund të marrë trofeun.

“Ne nuk kemi frikë, kemi vetëm gëzimin për të luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme. Real Madridi nuk është shumë i fortë, ka gjithmonë shanse për të fituar. Ne e dimë se Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por ne gjithashtu e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë.

“Benzema? Do të duhet të mbrohemi mirë. Ai lëviz jashtëzakonisht mirë dhe ka aftësi të shkëlqyera shënimi. I gjithë Real Madridi është i rrezikshëm”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024