Feronikeli po përballet me një situatë aspak të mirë sa i përket rezultateve, shkruan Demokracia.com
“Nikli” gjendet në një zonë jo të mirë në tabelë ku është vetëm një pikë larg zonës së rënies një kategori më poshtë dhe kjo sikur e ka rritur tensionin në kampin e “Niklit”, të cilët nuk po mund të pajtohen lehtë me këtë situatë.
Trajneri i saj Klodian Duro duket më i tensionuari dhe kjo po i kushton me Komisionet Disiplinore të FFK-së
Duro do të hetohet pas incidentit në fund të ndeshjes me Drenicën ku ai provokoi skuadrën mysafire.
“Inicim disiplinor ndaj kryetrajnerit të KF “ Feronikeli”, Klodian Duro. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mes fushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç’rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situatës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Në Disiplinor ka përfunduar edhe lojtari Besmir Bojku i cili u ndëshkua me karton të kuq. /Demokracia.com