Sport
Trajneri i famshëm serb i trembet Xhakës e Shaqirit: Më vjen keq që u përsërit grupi në Botëror
Demokracia
19:16 | 05 Prill 2022

Share:

Trajneri serb dhe ish-futbollisti i Interit, Dejan Stankoviq ka nisur të trembet nga ndeshjet e fazës së grupeve në Kupën e Botës, anise ka edhe disa muaj deri në fillimin e evenimentit më të madh botëror për shtete.

Stankoviq në një intervistë deklaroi se i “vjen keq” që është përsëritur grupi i njëjtë, marrë parasysh se Serbia në atë grup luan me Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

Këta dy të fundit në Botërorin e kaluar e “shkelën” Serbinë duke realizuar dy golat e përmbysjes së rezultatit dhe duke festuar me simbolin shqiptar, duke bërë që një popull i tërë të “çmendet”.

“Një grup shumë i fortë, jo i pamundur. Më vjen keq që u përsërit i njëjti grup nga Botërori i kaluar, por çfarë të bëjmë. Serbia ka një ekip cilësor, luan futboll shumë të mirë dhe me kaq energji dhe qasje jam i bindur se mund të bëhet një hap i shumëpritur përpara. Natyrisht, dua të them të kalosh në fazën e “knokautit” dhe më pas gjithçka është e mundur atje. I uroj gjithë të mirat nga zemra”, ka thënë Stankoviq që tani po drejton skuadrën e Crvena Zvezdës.

Zvicra dhe Serbia janë në Grupin B të Kupës së Botës së bashku me Brazilin dhe Kamerunin./Demokracia.com/

Të ngjashme