Sport
Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu, ka një fajtor për humbjen e sotme
Demokracia
15:17 | 20 Shkurt 2021

Share:

Drita ka befasuar të gjithë me rezultatin e ndeshjes së sotme ku u mposht nga Trepça ’89 në fushën e vetë, për ta rrezikuar dukshëm edhe pozitën e parë në tabelë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dritës, pas disfatës 1:2 për “Art Sport”, përcjell Demokracia.com, ka thënë se pjesa e parë ishte shumë e keqe dhe ajo ndikoi në humbje.

“Pjesa e parë ishte shumë e keqe. Asgjë nuk na shkoi. Kundërshtari ishte përgatitur mirë me kundërsulme, andaj edhe na dënoi. Në pjesën e dytë ishim më kërkues, ku edhe ia dolëm të shënojmë, por jo diçka më tepër”, ka thënë Ardian Nuhiu. /Demokarcia.com

Të ngjashme