Një situatë të pazakontë po e kalon skuadra e Dinamo Zagrebit. Trajneri kroat, Zoran Mamic, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit pasi i është konfirmuar dënimi nga Gjykata Supreme e Kroacisë, transmeton Demokracia.com.
Mamic në vitin 2018, nga gjykata kroate u shpall fajtor së bashku me vëllanë i tij Zdravko nën akuzat për korrupsion.
Mamic është dënuar me katër vite burg. Të hënën, Gjykata Supreme e Kroacisë e mbajti në fuqi vendimin e gjykatës së themelore, gjë që e detyroi Mamicin të japë dorëheqje nga Dinamo.“
Megjithëse nuk ndihem fajtor, po jap dorëheqje siç thashë se do të bëja nëse dënimi ndaj meje do të konfirmohej. Ia uroj të gjitha të mirat klubit”, deklaroi Mamic në për uebsajtin e klubit.
Kjo ndodhi vetëm tri ditë para ndeshjes kundër Tottenhamit në Ligën e Evropës. /Demokracia.com