Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, pësoi atë që dukej një dëmtim i rëndë në gju gjatë një humbjeje miqësore ndaj Aston Villas në Abu Dhabi.
Reprezentuesi shqiptar u lëndua në një përplasje me mbrojtësin e Villas Ezri Konsa në fillim të pjesës së parë, gjë që e la 21-vjeçarin në fushë duke bërtitur nga dhimbjet dhe të shtrëngonte gjurin e djathtë përpara se të largohej me barelë.
Graham Potter, trajneri i Chelseat, konfirmoi se prognoza fillestare “nuk duket pozitive” për Brojën, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Southampton.
“Ishte një veprim fatkeq, mendoj se ai u kap me lojtarin e tyre dhe token. Nuk duket pozitive për momentin, por është shumë herët për të thënë. Gishtat e kryqëzuar, por është një gjë e vështirë”, tha Potter, njofton TheGuardian, transmeton Demokracia.com.
Villa e fitoi ndeshjen 1-0 me një gol të hershëm të kapitenit John McGinn ndërsa të dyja palët vazhduan përgatitjet e tyre për një rikthim në Premierligë pas Kupës së Botës./Demokracia.com/