Sport
Trajneri i Buducnostit: E kemi analizuar mirë Llapin, duam vetëm fitoren ndaj tyre
Demokracia
10:39 | 07 Korrik 2022

Share:

Skuadra e Llapit takohet sonte me Buducnostin në Podgoricë me fillim nga ora 20:30, në kuadër të fazës së kualifikimeve për UEFA Conference League.

Trajneri i Buducnostit, Aleksandar Nedoviq ka theksuar se do të japin maksimumin që ta mposhtin Llapin para tifozëve të tyre sonte.

“Ne do të përpiqemi të përdorim të gjitha avantazhet tona dhe të fitojmë para tifozëve tanë. Ne jemi të interesuar vetëm për ndeshjen e parë, nuk po mendojmë për ndeshjen e dytë. Ne po llogarisim në faktorin e motivimit e tribunës së mbushur”, tha trajneri Aleksandar Nedovic në konferencën për shtyp.

Më pas trajneri theksoi se e kanë analizuar mirë skuadrën kundërshtare para këtij dueli.

“I gjithë fokusi është te Llapi. Kemi ardhur në një situatë ku nuk kemi të drejtë të jemi arrogantë ndaj askujt. Kemi mbledhur shumë informacione për ta, por kanë ndryshuar shumë gjatë verës dhe në tri ndeshje miqësore kanë luajtur në ekipe të ndryshme. Ne e dimë se ata kanë katër brazilianë, një meksikan, dhe ne gjithashtu ndoqëm lojtarët e tyre të rinj pasi ata luanin në klube tjera më herët. Të gjitha këto do t’ua prezantojmë lojtarëve”, vazhdoi Nedoviq.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024