Sport
Trajneri i Benficas e “godet” Enzo Fernandezin pas transferimit te Chelsea
Demokracia
18:47 | 01 Shkurt 2023

Share:

Trajneri i Benficas, Roger Schmidt nuk u përmbajt kur u pyet për transferimin rekord të Enzo Fernandez në Chelsea.

Pas javësh spekulimesh intensive rreth të ardhmes së tij në Estadio da Luz, fituesi i Kupës së Botës realzioi një rekord britanik prej 121 milionë euro.

Ishte një ditë e gjatë për bashkëpronarin e Chelseat, Behdad Eghbali, i cili kaloi 20 orë rresht duke negociuar një marrëveshje që përfshin gjashtë këste të raportuara.

Është një transferim që ka bërë shumë njerëz të flasin, duke përfshirë trajnerin e Benficas, Roger Schmidt, i cili reagoi ndaj marrëveshjes pas fitores së tyre 3-0 kundër Arouca të martën mbrëma.

“Është gjithmonë e vështirë të humbasësh një lojtar të mirë në merkaton e dimrit, por sot ne treguam se jemi një ekip i mirë pa të, se jemi të aftë të luajmë futboll të mirë pa të, se lojtarët janë të përqendruar të marrin maksimumin e pikëve, për të qenë kampionë”, ka deklaruar ai.

“Benfica është shumë më e madhe se një lojtar. Ne kemi nevojë vetëm për lojtarë që janë të lumtur të luajnë për Benfican, të cilët janë të pasionuar”.


“Ne kishim një lojtar që donte të largohej dhe një klub të gatshëm për të paguar klauzolën, ne nuk mund të bënim asgjë. Ne pranuam dhe shikuam përpara”, ka vazhduar më tej Schmidt.

Duket se trajneri kishte shpresuar që ta kishte atë deri në fund të edicionit, por Chelsea bëri presion që ta merrnin në janar.

Të ngjashme