Sport
Trajneri i Atalantës zbulon se çfarë i tha Ronaldos pas golit në fund të takimit
Demokracia
17:15 | 03 Nëntor 2021

Share:

Atalanta nuk ka arritur më shumë se një barazim mbrëmë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Unitedit.

Anise “zikaltrit” nga Bergamo patën fitoren në duar, Cristiano Ronaldo me golin në minutën e 91-të ia prishi festën e fitores skuadrës italiane, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini pas ndeshjes ka zbuluar se çfarë i tha Ronaldos kur e takoi.

“Në fund të ndeshjes fola me Ronaldon”, tha Gasperini për Sky Italia.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, disa madje e quajnë problem”.

“Ky është një problem i mirë për të pasur. Ai rrallë e del jashtë objektivit; gjysmën e kohës që shënon, gjysmën e kohës kurohet”.

“Në fund i thashë: “E di çfarë themi ne në Itali, shko në ferr”, tha Gasperini.

Cristiano Ronaldo ishte golashënues i dyfishtë në barazimin 1-1 në “Gewiss Stadium” në kuadër të fazës grupore në ligën më prestigjioze evropiane të futboll. /Demokracia.com

Të ngjashme