Sport
Trajneri i Al-Nassr me deklaratën e bujshme: Ronaldo do të kthehet në Evropë
Demokracia
18:17 | 29 Janar 2023

Share:

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr ishte lajmi më i bujshëm i merkatos së janarit. Mirëpo, duket se klubi arab nuk do të jetë i fundit në karrierë për 36-vjeçarin.

Pas humbjes në Superkupën e Arabisë Saudite, trajneri Rudi Garcia u shpreh se portugezi nuk do ta mbyllë karrierën aty por do të kthehet në EVropë.

“Cristiano Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën e tij si lojtar i Al-Nassr. Ai do të kthehet në Evropë dhe do të luajë ndeshjet e fundit të karrierës së tij atje”, tha Garcia për mediat arabe.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua klubit arab si lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me Manchester United.

Ronaldo u largua nga “Djatë e Kuq” pas deklaratave shokuese ku akuzoi klubin anglez për “tradhti”./Demokracia.com/

Të ngjashme