Sport
Trajner i rekordeve, Ancelotti shkruan edhe një herë tjetër historinë në Champions
Demokracia
13:45 | 05 Maj 2022

Share:

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka vendosur edhe një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian është bërë trajner i parë në histori të e arrin finalen e Ligës së Kampionëve pesë herë si trajner, përcjell Demokracia.com.

Real Madridi i drejtuar nga ai është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve pas fitores së madhe me përmbysje ndaj Manchester Cityt të mërkurën mbrëma.

Pasi u bë trajneri i parë që e fiton titullin e kampionit në pesë ligat më të forta evropiane, Ancelotti e shkroi emrin e tij në histori duke e regjistruar edhe finalen e pestë të ligës më prestigjioze të futbollit në Evropë.

62 vjeçari kishte shkuar tri herë në finale të kësaj gare me Milanin dhe një herë më Real Madridin, me të cilin tash do ta shijojë finalen e dytë.

Ai e ka fituar tri herë Championsin, ndërsa një herë ka dështuar pikërisht ndaj Liverpoolit, në finalen e famshme të vitit 2005./Demokracia.com/

Të ngjashme