Lajme
Trajkoviq: Serbët i nxori nga institucionet mafia e Vuçiqit, nuk kishin çka të përfitonin më
Demokracia
16:46 | 11 Shkurt 2023

Share:

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “përdori mafinë për të integruar me forcë” serbët nga veriu nëpër institucionet e Kosovës.

Sipas saj, Vuçiq nuk ka vendosur që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës për shkak të interesave serbe, por sepse “mafia nuk mund të përfitonte më”.

“Kudo që punonin mafia dhe njësitë paraushtarake, serbët zhdukeshin. Është urgjente qetësimi i situatës së sigurisë dhe më pas dialogu”, deklaroi ajo për mediumin serb “Nova.rs”.

“Dhe atë mafi e udhëhiqte Milan Radoiçiq. Ajo mafi përdori metoda të ndryshme shtrëngimi për t’i bërë serbët të pranonin të ishin pjesë e institucioneve të Kosovës. I detyruan serbët kenë një forcë policore plotësisht besnike ndaj Prishtinës dhe të nënshkruajnë obligimin e besnikërisë ndaj Republikës së Kosovë në pushtetet lokale”, thotë Trajkoviq.

 

Të ngjashme