Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, i ka reaguar drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit tha se me marrëveshjen e sotme kanë arritur t’i ruajnë letërnjoftimet serbe në atë pjesë.
Trajkoviq përmes një cicërime në Twitter i kërkoi Petkoviqit që të mos vazhdojnë ta gënjejnë popullin serb, pasi pohon se të drejtën për dokumente serbe ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij dhe jo presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Mos u lavdëroni me meritat e njerëzve të tjerë Petar Petkoviq. Të drejtën e dokumenteve serbe për serbët në Kosovë ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, por jo Aleksandar Vuçiq. Mos e gënjeni këtë popull dhe mos e nxisni debatin tuaj diplomatik”, ka shkruar ajo.
Ne kitite se tuđim zaslugama @PetkovicPetar. Pravo na srpska dokumenta za Srbe na Kosovu zagarantovao nam je Marti Ahtisaari svojim planom, a ne @avucic . Ne lažite ovaj narod i ne spinujte sopstveni diplomatski debakl. https://t.co/l9HCGvKbhK
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) August 27, 2022