Intervista
Befason Trajkoviq me kritika ndaj Kurtit: Shkaku i tij, Kosova nuk është më e preferuara e ndërkombëtarëve
Demokracia
22:05 | 17 Mars 2023

Share:

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për refuzimin që ia ka bërë Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ka thënë se pozita e Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve ka lëkundur për shkak të tij.

“Kurti padyshim refuzon të punojë në projektin e Asociacionit dhe për këtë arsye i imponon vetes, pra edhe Kosovës, hipotekë negative. Kosova nuk perceptohet më si favorite. Kurti arriti të humbasë shkëlqimin e Kosovës gjatë kësaj kohe dhe bashkësia ndërkombëtare tani e sheh Kosovën si problem”, deklaron ajo për Danasin, përcjell Demokracia.com.

Trajkoviq gjithashtu ka folur edhe për mos-gatishmërinë e Serbisë për t’u denazifikuar dhe njohur Kosovën, duke sjellë në mendje paraqitjet pro-ruse të Vojsllav Sheshelit Nikolla Shainoviqit, Zoran Angjelkoviqi, Milovan Drecunit dhe Milomir Mariqit.

“Epo, ju keni një fushatë mediatike, ku krimineli i luftës Vojsllav Sheshel minon planin për Kosovën. Ju keni Nikolla Shainoviqin, Zoran Angjelkoviqin, Milovan Drecun, Milomir Mariqin…, i keni të gjithë ata njerëz që në fakt nuk janë në funksion të mbrojtjes së Kosovës, por flasin kundër sanksioneve kundër Rusisë”, deklaroi ajo.

Këshilltarja e Rashiq ka komentuar edhe deklaratën e saj, se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar nga diplomacia amerikane që ta largojë nga lista e të sanksionuarve të akuzuarin kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radoiçiq.

“Nuk mendoj se mund ta zbusë listën amerikane. Ai u regjistrua nga Departamenti Amerikan i Thesarit. Ndoshta mafia i ofron perëndimit të bëjë punë për ta. Por ata bënë shumë të këqija për t’u shfajësuar. Vërtet, është thellësisht e dhembshme që personat që dyshohen për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, para së gjithash, dalin të lirë. Kemi shumë dëshmitarë të mbrojtur që tërhiqen nga mundësia e dëshmisë. Kjo do të thotë se në prokurori dikush hyn dhe zbulon identifikimin e personave që nuk lejohen të dëshmojnë kundër tyre”, vijoi ajo. /Demokracia.com/

Të ngjashme