Sport
Tragjike: Sportistja 21-vjeçare humb jetën, u godit nga vetura gjatë stërvitjes
Demokracia
21:40 | 09 Nëntor 2021

Share:

Çiklistja, Desiet Kidane Tekeste ka humbur jetën në moshën 21-vjeçare.

Një nga yjet e çiklizmit në rritje thuhet se u godit nga një veturë ndërsa ajo ishte duke u stërvitur me biçikletën e saj, njoftojnë mediat ndërkombëtare, përcjell Demokracia.com.

Lajmi për vdekjen e Kidane ka tronditur botën e çiklizmit dhe akoma më shumë Bashkimin Ndërkombëtar të Çiklizmit, pasi e ndjera ishte pjesë e grupit që stërvitet në Qendrën Botërore të Çiklizmit, në ambientet që UCI ka në selinë e tij, në Aigle (Zvicër).

“Me buzëqeshjen e saj të përhershme, dashamirësinë, respektin dhe pasionin e thellë për çiklizmin, Desiet Kidane Tekeste ishte një nga talentet tona të reja që do të na mungojë shumë. Mendimet tona shkojnë tek familja e saj, miqtë dhe shokët e skuadrës dhe trajnerët e Qendrës Botërore të Çiklizmit në këto momente tragjike”, shkruhet në deklaratën e UCI. /Demokracia.com

Të ngjashme