Sport
Tragjike: Kupa e Afrikës, të paktën 6 vdekur nga turma në Kamerun
Demokracia
09:20 | 25 Janar 2022

Share:

Skenat të tmerrshme ndodhën mbrëmë përpara ndeshjes së Kupës së Kombeve Afrikane në raundin e 16-të mes Kamerunit vendas dhe Komoros, transmeton Demokracia.com.

Sipas mediave të huaja, një numër i madh tifozësh kanë humbur jetën në një rrëmujë të tmerrshme para ndeshjes. Sipas raportimeve, të paktën shtatë prej tyre kanë humbur jetën para stadiumit “Paul Bee” në Janunde.

Fotot që po përhapen në internet tregojnë të tjerët duke u përpjekur për të ndihmuar viktimat, dhe shumë u plagosën gjithashtu në rrëmujë dhe po çalonin dhe zvarriteshin në gjunjë.

Fatkeqësisht, disa prej tyre nuk kanë arritur të dalin nga incidenti i paprecedentë. /Demokracia.com

Të ngjashme