Sportistja olimpike, Eya Guezguez ka vdekur në moshën 17-vjeçare, pasi anija e saj u përmbyt gjatë stërvitjeve në det.
Adoleshentja humbi jetën tragjikisht teksa po stërvitej me motrën e saj binjake Sarën, e cila kishte qenë në varkë por kishte shpëtuar, njoftojnë mediat e huaja.
Raportimet lokale thonë se një ndër faktorët e përmbytjes së varkës ishin erërat e forta.
Eya dhe motra Sara përfunduan të fundit në garën 49er FX në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e kaluar.
E ndjera Guezguez, u bë femra më e re që konkurroi në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar në Tokio, kur ajo përfaqësoi Tunizinë në garën 49er FX./Demokracia.com/