Lajme
Tragjedia në Tetovë, Qeveria shpallë 3 ditë zie në të gjithë vendin
Demokracia
12:31 | 09 Shtator 2021

Share:

Në mbledhjen e sotme urgjente te Qeverisë, ku është debatuar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku për pasoj mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të tjerë të lënduar, është marrë vendim që të shpallet 3 ditë zie në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht edhe Komuna e Tetovës pas mbledhjes së Shtabit të krizës, njoftoi shpalljen e 3 ditë zie në Tetovë.

Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë hetimet në Kovid-Qendrën në Tetovë, e cila mbrëmjen e djeshme u djeg tërësisht nga zjarri, shkruan Alsat.

Përveç godinës moduolare, në afërsi ka edhe makina të djegura. Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar 14 viktima, ndërkaq vazhdon autopsia dhe identifikimi i të njëjtëve. Një ditë pas ngjarjes tragjike, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Të ngjashme