Sport
Tragjedia e portierit të Derby County: Tre muaj pas dasmës gruaja i vdiq, Anglia u trondit nga postimi i fundit
Demokracia
22:18 | 25 Shtator 2023

Share:

Portieri i klubit të divizionit të dytë anglez, Derby County, Josh Vickers, ka përjetuar një tragjedi të rëndë personale, pasi ka humbur gruan për shkak të sëmundjes vetëm tre muaj pas dasmës.

Anglia u trondit nga tragjedia që i ndodhi portierit 27-vjeçar të Derby County, Josh Vickers, i cili humbi gruan e tij Laura nga një sëmundje vetëm tre muaj pas dasmës, transmeton Demokracia.

Portieri, i cili ishte anëtar i Arsenalit gjashtë vite më parë, ka postuar një mesazh prekës në Instagram duke informuar publikun se po kalonte periudhën më të vështirë të jetës së tij.

“Ende nuk mund të gjej fjalët e duhura dhe nuk mendoj se do t’i gjej ndonjëherë. Të martën gruaja ime humbi betejën me kancerin.”

“Laura ishte personi më i fortë, më i guximshëm dhe më i mirë që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Pavarësisht gjithçkaje që po kalonte, ajo ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe nuk lejonte asgjë t’i shkatërronte jetën.”

“Kemi qarë e qeshnim. Unë e çmoj çdo moment që kaluam në shoqërinë e njëri-tjetrit që nga koha kur u njohëm derisa ajo u largua në një botë tjetër.”

“Do të jesh përsëri në zemrën time çdo ditë një frymëzim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj dhe për mbështetjen e të dy familjeve. Jam mirënjohës që kam një familje të tillë dhe miq të tillë”, ka shkruar Vickers.

Vickers anashkaloi ndeshjen e tij të fundit për klubin e tij dhe bashkëlojtarët e tij treguan mbështetjen e tyre duke mbajtur një fanellë me emrin e tij në të. /Demokracia

 

Të ngjashme