Lajme
Tragjedi në SHBA, 23-vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe vret 8 persona
Demokracia
14:37 | 23 Janar 2024

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 23-vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas mediave të huaja, 23-vjeçari vrau veten pranë qytetit Natalia në Teksas, pasi policia e lokalizoi dhe u konfrontua me të

Ndërsa 8 vrasjet u regjistruan në zona të ndryshme të qytetit Joliet të Illinois, fundjavën e kaluar.

Romeo i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël. 7 nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën.

Në një deklaratë, departamenti i Policisë Joliet tha se Nance ishte pikasur nga Marshallët e SHBA pranë Natalias rreth orës 20:30.

Motivi i sulmit nuk është bërë menjëherë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat.

Të ngjashme