Lajme
Tragjedi në një dasmë në Brazil, fermeri humb jetën pasi i mbetet në fyt një copë mishi
Demokracia
21:55 | 04 Dhjetor 2023

Share:

Një fermer i ri nga Brazili është ngufatur gjatë dasmës, pasi një copë mishi i ka ngecur në fyt.

Aksidenti ka ndodhur në Campo Grando të shtunën, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se Ricardo Lago Zaher (30) papritmas filloi të ngufatej gjatë darkës.

Autoambulanca ka mbërritur me shpejtësi, mjekët e kanë ‘ringjallur’ fatkeqin për gati një orë e gjysmë, por ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mediat braziliane raportojnë se në trup nuk ka pasur shenja dhune.

Të ngjashme