Një rast tragjik ka ndodhur dje në fshatin Koretin të Kamenicës. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore, gjersa po kalonte mbi një urë për këmbësorë, ka rënë nga aty në lumë dhe për pasojë ka vdekur.
Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është klasifikuar si “vdekje e dyshimtë”.