Lajme
Tragjedi në Karolinën e Veriut/ Një 40-vjeçar vrau tre persona dhe më pas veten në një kamp të të pastrehëve
Demokracia
18:53 | 27 Nëntor 2023

Share:

Dy burra dhe dy gra u vranë në një kamp të pastrehëve në Karolinën e Veriut ditën e djeshme në mëngjes, sipas zyrtarëve të kampit. Banorët në një kamp të pastrehëve në Autryville dëgjuan një grindje verbale përpara se i dyshuari Dëane Paul Miller, dyshohet se qëlloi tre viktimat disa herë dhe më pas ktheu armën nga vetja, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Sampson.

Policia u thirr në vendngjarje në mëngjes dhe u konstatua se të katër personat e përfshirë kishin banuar në dy tenda në kampin e të pastrehëve për disa javë.

Miller dhe një nga viktimat, 41-vjeçarja Carrie Nicole Trampel, kishin probleme të vazhdueshme të dhunës në familje që buronin nga një shtet tjetër, sipas një hetimi paraprak nga policia.

Viktimat e tjera, Daniel Jay ëiltshire dhe Amber Rae King ishin të dy nga Autryville. Hetimet po vazhdojnë por policia tha se nuk ka asnjë rrezik të dukshëm për publikun.

Të ngjashme