Lajme
Tragjedi në Greqi, digjet brenda makinës 17-vjeçari shqiptar
Demokracia
16:01 | 11 Prill 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kefalonia të Greqisë, ku një automjet me të cilin udhëtonin 4 nxënës shqiptarë, u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë.

Fatkeqësisht, humbi jetën njëri prej tyre , një adoleshent 17 -vjeçar.

Sipas medies lokale, 17-vjeçari shqiptar nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti.

Flakët e zjarrit dogjën 17-vjeçarin i cili ishte ulur në sediljen e pasme të makinës, ndërsa zjarrfikësja që mbërriti në vendngjarje nuk ka arritur të bëjë asgjë, pasi pak minuta më vonë makina shpërtheu, me zjarrin që u përhap në kohë rekord, duke i marrë jetën të riut shqiptar.

4 pasagjerët janë nxënës të gjimnazit profesional në Argostoli, të gjithë me origjinë shqiptare.

Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe kur është përmbysur është përplasur me hekurat në trotuar.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.

Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Të ngjashme