Një lajm tragjik vjen nga Gjermania, ku humbi jetën në një aksident automobilistik futbollisti 20-vjeçar i Borussia Monchengladbach, Jordi Bongard.
Bongard ka luajtur në kategoritë më të reja të kombëtares gjermane dhe ka luajtur për ekipin e të rinjve të Borussia Monchengladbach, ku talentet më të mëdha kanë qenë deri në moshën 23 vjeçare, përcjell Demokracia.com.
Për shkak të kësaj tragjedie, klubi ka anuluar të gjitha stërvitjet, pasi Bongard ka qenë në klub që në moshën 12-vjeçare.
“Borussia mban zi për Jord Bongard. Lojtari ynë U23 vdiq mbrëmë në një aksident automobilistik. I shprehim ngushëllimet tona familjes. Jord do të mbetet përgjithmonë në mendimet dhe zemrat tona”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/
Borussia mourns the death of U23s player Jordi Bongard, who unfortunately died in a car accident last night. We would like to send our deepest condolences to his family and friends during this difficult time.
Jordi will forever be in our thoughts and in our hearts! ? pic.twitter.com/q0A6RqWiHk
— Gladbach (@borussia_en) February 24, 2022