Sport
Tragjedi në futbollin shqiptar, vdes futbollisti i Egnatias pasi pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes të sotme
Demokracia
15:28 | 11 Nëntor 2023

Share:

Sulmuesi Raphael Dwamena nuk ia doli t’i mbijetojë sulmit në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Futbollisti ganez ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit, teksa ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore bëri që të përmendej dhe të nisej me urgjencë drejt spitalit të Kavajës.

Pikërisht atje sulmuesi 28-vjeçar ka pësuar një atak kardiak të dytë, të cilin nuk e përballoi dot dhe humbi jetën në mënyrë tronditëse.

Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe një më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.

Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit. /SS/

 

Të ngjashme