Një tifoz i klubit brazilian, Palmeiras ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje, njoftojnë mediat braziliane.
Tifozi i ndjerë është vrarë jashtë stadiumit të klubit të tij në Brazil të shtunën në mbrëmje, pasi me të mbyllur ndeshja dhuna shpërtheu jashtë stadiumit, përcjell Demokracia.com.
Hetuesi i Policisë së Sao Paulos, Cesar Saad, i ka thënë gazetarëve se një i dyshuar është arrestuar.
Ai ka shtuar se 15 tifozë tjerë janë lënduar në përleshje.
Palmeirasi pësoi disfatë të ngushtë 2:1 nga Chelsea në finale të Botërorit të klubeve në Abu Dhabi./Demokracia.com/