Sport
Tragjedi në Amerikën Latine: Sulm me armë zjarri në një koncert, futbollistit i vrasin bashkëshorten
Demokracia
15:53 | 31 Janar 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paraguaj, ku në një koncert ka ndodhur një përleshje me armë zjarri ku mbetën të vdekur gjastë persona, përfshirë këtu bashkëshorten e futbollistit, Ivan Torres.

Futbollisti i Klub Olimpia ndodhej gjithashtu në koncert me bashkëshorten e tij, por ai nuk kishte asnjë plagë, njoftojnë mediat e huaja.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Kristina Vita Aranda, që ishte në të njëjtën kohë modele, u qëllua me një plumb në kokë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, por përpjekjet për ta mbajtur në jetë u shuan kur ajo kaloi një arrest kardiak./Demokracia.com/

Të ngjashme