Sport
Tragjedi e re në Turqi: Një tjetër futbollist dhe dy trajnerë gjenden të vdekur nën rrënoja
Demokracia
17:02 | 08 Shkurt 2023

Share:

Tërmetet shkatërruese që morën jetën një numri të madh njerëzish në Turqi dhe Siri kanë goditur rëndë edhe sportin, pasi kanë mbetur të vdekur sportistë të njohur, ndërsa disa prej tyre janë ende në kërkim.

E gjithë Turqia u trondit nga rasti i portierit të Malatyas, Ahmet Eyup Turkaslan, trupi i të cilit u gjet në rrënoja të martën.

Por, për fat të keq, ky nuk është rasti i vetëm, njoftojnë mediat turke, transmeton Demokracia.com.

Federata e Futbollit të Turqisë njoftoi se është konfirmuar vdekja e një tjetër futbollisti dhe dy trajnerëve.

Ka vdekur Hakan Dogan, futbollist i Kahramanmaras Istiklalspor dhe Ibrahim Halil Olmez, trajner fitnesi i Iskenderunspor, si dhe Mustafa Abak, trajner i kategorive juniore të Şanlıurfa, si dhe gruaja e tij Hatzer Abak, trupat e pajetë të së cilës u gjetën në rrënoja humbën edhe jetën.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 11,200 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri ndërsa shifrat, për fat të keq, janë vazhdimisht në rritje./Demokracia.com/

Të ngjashme