Sport
Tragjedi e madhe në Rusi: Vdes lojtari i ri i hokejt pas goditjes që mori në kokë
Demokracia
17:03 | 16 Mars 2021

Share:

Portieri rus i hokeit, Timur Faizutdin ka vdekur pas goditjes që mori në kokë gjatë ndeshjes së kampionatit rus në Yaroslavi më 12 mars.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij, Dinamo Shën Petersburgu, shkruan Demokracia.com.

“Ai u godit në kokë në ndeshjen në fjalë. Lojtari u shtri në spital në një gjendje të rëndë. Mjekët luftuan për jetën e tij për tre ditë”, thuhet në njoftim.

Dinamo tha se ndeshjet e ardhshme do të nisin me një minutë heshtje për sportistin.

“Përgjithmonë në Dinamo, përgjithmonë në zemrat tona”, përfundon komunikata e klubit rus. /Demokracia.com

Të ngjashme