Lajme
Trafiku Urban u ndan mirënjohje punëtorëve që gjetën në autobus çantën me 13 mijë euro dhe ia kthyen udhëtares
Demokracia
16:03 | 29 Qershor 2023

Share:

Kryeshefi i Trafikut Urban, Burim Maraj, ka ndarë “Mirënjohje për profesionalizëm dhe etikën e lartë në punë”, për punëtorët Bujar Thaqi, Nazmi Limani dhe Besart Tahirin.

Punëtorët që u nderuan me mirënjohje, ditë më parë gjetën në autobus një çantë ku ishin 13 mijë euro dhe ia kthyen udhëtares që e kishte harruar, shkruan Demokracia.com.

Lexo edhe: 

E harroi në autobusin e Trafikut Urban, çanta me 13 mijë euro i kthehet udhëtares

Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se ky është një falënderim publik i ndërmarrjes ndaj punëtorëve për punën e tyre të palodhshme, që qytetarëve t’ju ofrojnë udhëtime të rehatshme dhe të sigurta.

Postimi i plotë:

Sot Kryeshefi i Trafikut Urban, z. Burim Maraj priti në takim punëtorët, z. Bujar Thaqi, z. Nazmi Limani dhe z. Besart Tahirin. Në shenjë falënderimi i ndau ‘Mirënjohje për profesionalizëm dhe etikën e lartë në punë’.

Ndërmarrja Trafiku Urban, cilësohet të ketë të punësuar një staf profesional, të ndërgjegjshëm dhe me integritet, gjë që po dëshmohet për ditë përmes veprave të mira, siç është edhe kjo.

Ky është një falënderim publik i ndërmarrjes ndaj punëtorëve për punën e tyre të palodhshme, që qytetarëve t’ju ofrojnë udhëtime të rehatshme dhe të sigurta.

Përgjegjshmëria, ndërgjegjësimi dhe kujdesi ndaj qytetarëve është vlerë e çmuar e stafit të Trafikut Urban.

Trafiku Urban ju fton të udhëtoni sigurt dhe komod.

Të ngjashme