Lajme
“Trafiku Urban” i tronditur me aksidentin ku mbeti një i vdekur dhe 14 të lënduar
Demokracia
16:06 | 28 Qershor 2024

Share:

“Trafiku Urban” është shprehur i tronditur me aksidentin që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku një person mbeti i vdekur dhe 14 të lënduar e ku është përfshirë një nga autobusët publikë të kryeqytetit.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmë në Keqekollë, ku nga aksidenti mes një veture dhe autobusi të Trafikut Urban, humbi jetën shoferi i veturës, dhe u lënduan 14 udhëtarë. Gjendja e të lënduarve është stabile dhe mbrëmë janë liruar nga QKUK-ja. Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka shkruar “Trafiku Urban” në “Facebook”.

Kujtojmë se autobusi i “Trafikut Urban” është përplasur me një veturë të enjten.

Nga aksidenti ka mbetur i vdekur shoferi i veturës, ndërsa të lënduarit udhëtarë janë liruar nga QKUK-ja të enjten në mbrëmje.

Të ngjashme