Lajme
Trafikim me njerëz në Prishtinë, policia arreston një person
Demokracia
12:05 | 30 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës në Prishtinë, ka arritur të arrestojë një person i dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”.

Rasti ishte raportuar në polici më datën 12 nëntor të vitit të kaluar dhe i dyshuari është arrestuar dje.

“Prishtine 12.11.2020-14:00. Lidhur me rastin, më 29.01.2021 nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur.” , thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedure të rregullt./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme