ShowBiz
“Tradhtia është prerje në besë, të dënohet me burg” – përplasen Romeo dhe Heidi në debatin e tyre brenda shtëpisë
Demokracia
23:29 | 21 Shkurt 2024

Share:

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë përplasur me pikëpamjet e tyre lidhur me çështjen e tradhtisë; çështje mbi të cilën e shihnin me këndvështrime të ndryshme.

Romeo thoshte se kurrsesi nuk do e falte tradhtinë mes çifteve dhe njëherësh nga partnerja; derisa rikthesoi se këtë do e bënte të dënueshme me burg.

“Unë them që pse jo që tradhtia të dënohet me burg. Për mua, tradhtia është prerje në besë. Nëse dy persona i kanë kaluar 12 vjet bashkë dhe për një moment, burri në këtë rast e tradhton partneren për një moment dobësie, përse nuk duhet të dënohet ky në këtë rast”, tha ai.

Qëndrimi i tij vjen derisa dy javë më parë në Shqipëri ishte propozuar që bigamia të dënohet me tre vjet heqje lirie.

Mirëpo, të njëjtin mendim nuk e ndanë edhe Heidi, kjo pasi gjatë debatit ajo deklaroi se do e falte tradhtinë dhe se është kundër vendimit për të dënuar tradhtinë.

“Pikërisht, kur kalon 12 vjet bashkë, mund të ndodhë që të kesh një lloj lëkundjeje”, deklaroi ajo.

Tema me të cilën debatuan Romeo dhe Heidi erdhi si pjesë e një loje nga Vëllai i Madh për të diskutuar mbi një çështje të zgjedhur në mënyrë rastësore përmes tërheqjes së letrave nga ena. Dyshes i kishte rënë tema “Tradhtia duhet të dënohet me burg”.

Të ngjashme