Lajme
Tradhtia e Kurtit | Si i kishte premtuar Lulzim Hetemit se në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet?
Demokracia
15:28 | 01 Gusht 2023

Share:

Më 26 maj të vitit 2023, kryetari i zgjedhur i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, u dërgua me Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës në zyrën e tij për të filluar detyrën e re.

Tashmë janë bërë më shumë se dy muaj që kur Hetemi është ngujuar në objektin e Komunës së Leposaviqit. Por, qëndrimi i tij duket se nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi që Qeveria e Kosovës, ka nisur rrugën ligjore  për largimin e kryetarëve në veri, shkruan Demokracia.com.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë një vendim gjatë ditës së djeshme për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largonte kryetarët e komunave në veri të vendit.

LEXO EDHE: 

DOKUMENT | Albin Kurti ia prishë qetësinë Lulzim Hetemit në Leposaviq, e nis rrugën ligjore për largimin e kryetarëve në veri

Kjo, është një tradhti për Lulzim Hetemin, të cilit Kurti i kishte premtuar se nuk do të tërhiqet në asnjë mënyrë.

Në ditën e 17-të të ngujimit të Lulzim Hetemit në objektin e komunës së Leposaviqit, kryeministri Albin Kurti tregoi për një bisedë të pazakontë telefonike me kryetarin shqiptar të Leposaviqit.

“E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra e kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyre se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i bengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur se mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë, prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, njoftonte Kurti.

Tashmë,  Kurtit tash i duhet ta thërras në telefon kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin dhe t’i tregojë se  së shpejti ai duhet të dalë nga zyra e tij.

Më 11 korrik 2023, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës. Në mesin e hapave të paraparë është edhe mbajtjta e zgjedhjeve të reja në veriun e Kosovës. Kjo do të thotë edhe ndërprerje e parakohshme e mandatit të katër kryetarëve të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kurti nuk duhet t’ia shpjegojë vetëm këtë marrëveshje kryetarit të Leposaviqit, por edhe faktin se ai është tallur kaq kohë me sakrificën e tij të ngujimit në objektin e komunës.

Demokracia.com nga fillimi ka raportuar se kryeministri Kurti po priste vetëm momentin që ta braktiste kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Dërgimi i kryetarëve më komunat veriore të vendit,  i riktheu tensionet atje.  Edhe 3 kryetarët e tjerë, ai i Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, u dërguan me polici për të nisur detyrat e tyre të reja. Por, Lulzim Hetemi është një rrëfim tjetër. Ai ka 64 ditë i ngujuar në komunë. /Demokracia.com/

Të ngjashme