Trajneri Afrim Toverlani është prezantuar si përzgjedhës i Kombëtares U21 të Kosovës.
Toverlani ka mbajtur një konferencë për media në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
55-vjeçari i është përgjigjur pyetjes së Demokracia.com në konferencë për media nëse synimet e tij janë tek talentët e klubeve të Superligës së Kosovës.
“Në fakt, mendoj që secili që e meriton, kudo qoftë që luan, duhet t’ia japim rastin. Patjetër që futbollistët kosovarë kam mundësi t’i përcjelli më tepër. Kam marrë listat e të gjitha klubeve të Superligës. Në mesin e tyre vetëm Trepça ’89 ka më shumë lojtarë të ri. Shumica e klubeve tjera kanë një ose dy te U21-shat, por që nuk kanë asnjë minutë në ndeshje. Përparësi kanë futbollistët që janë në ekipet e para, pavarësisht a luajnë në Kosovë apo jashtë”, tha Toverlani në konferencë për media, raporton Demokracia.com.
Afrim Toverlani e ka zëvendësuar në postin e përzgjedhësit, Michael Nees.
Toverlani është trajneri më i trofeshëm në futbollin e Kosovës. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar skuadra si Prishtina, Feronikeli, Trepça ’89 e Ferizaj./Demokracia.com/
Toverlani flet për herë të parë si trajner i Kosovës U21, publikon listën e parë