Sport
Totti këshillon De Laurtenisin: Luis Enrique është trajneri i duhur për Napolin
Demokracia
11:25 | 27 Maj 2023

Share:

Luciano Spalletti ka arritur ta bëj kampion Napolin, duke festuar titullin e tretë në histori të klubit.

Megjithatë e ardhmja e trajnerit italian nuk është në Diego Armando Maradona stadium, pasi do të largohet në fund të sezonit nga napolitanët.

Shumë emra janë përfolur për ta pasuar Spallettin në postin e trajnerit te Napoli, por presidenti Aurelio De Laurentis ende nuk ka vendosur se kujt do t’ia besoj punën.

Legjenda italiane, Francesco Totti e ka këshilluarin të parin e Napolit për ta punësuar Luis Enriquen, duke thënë se spanjolli ka futboll të ngjashëm me Luciano Spallettin.

“Unë mendoj se Luis Enrique është padyshim një trajner për Napolin. Më pëlqen, e respektoj dhe mendoj se mund të bëjë mirë”.

“Ai është një person i mirë, modest dhe i gjendet kujtdo pranë. Do të ishte lëvizja e duhur për Napolin, është një trajner i madh”.

“Për sa i përket stilit të lojës, është shumë i ngjashëm me Spallettin, por ata ngjajnë gjithashtu edhe në stërvitje. Për mua do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer”, tha ndër të tjera Francesco Totti për Corriere dello Sport.

Përveç trajnerit spanjoll në garë për ta marr postin e trajnerit te Napoli janë edhe Julian Nagelsmann, Antonio Conte dhe Thiago Mota.

Të ngjashme