Sport
Tottenhami i Contes nuk ndalet në merkato, pas Perisiç transferon portierin e njohur
Demokracia
12:33 | 08 Qershor 2022

Share:

Tottenhami duket se ka nisur punën me intensitet në merkato për t’i dhuruar teknikut Antonio Conte një ekip sa më kompetitiv për sezonin e ardhshëm, ku pas transferimit të Ivan Perisiç, londinezët kanë zyrtarizuar firmën me ish-portierin e Sauthemptonit, Frejzer Forster.

34-vjeçari i cili sezonin e kaluar luante në një skuadër me sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja do të vazhdojë kështu karrierën në Londër ku ka firmosur një kontratë për dy vitet e ardhshme.

Forster u largua nga Sauthemptoni si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dhe do të jetë zëvendësuesi i Hugo Loris në portën e Totenhemit, me klubin që zyrtarizoi transferimin e tij me një postim në “Twitter”.

Të ngjashme