Tottenhami i Jose Mourinhos u rikthye te fitorja në Premierligë. Ekipi i Jose Mourinhos mposhti me rezultatin 2:0 WBA-në, shkruan Demokracia.com.
“Spursat” rikthehen te rezultatet pozitive pas humbjes me Chelsean në shtëpi.
Ekipi vendas nuk arriti që të gjente golin në pjesën e parë duke e mbyllur me rezultatin 0:0.
Ndryshuan situatat në 45 minutat e dyta, pasi Harry Kane dhe Son shkundën rrjetën kundërshtare.
Ishte kapiteni fillimisht që shënoi në minutën e 54-të. Katër minuta më vonë Son dyshoi shifrat pas një pasimi të Lucas. Koreano-jugori mbylli llogaritë duke i dhënë fitoren skuadrës vendase për 2:0. /Demokracia.com