Sport
Tottenham pa shumë telashe kualifikohet tutje në Conference League
Demokracia
23:03 | 26 Gusht 2021

Share:

Tottenhami pa shumë telashe e ka eliminuar skuadrën portugeze Ferreira duke e mposhtur në takimin e dytë me rezultat 3:0. 

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 1:0 për Ferreiran.

Kane e hapi serinë e golave në minutën e nëntë pas pasimit të mirë që e mori nga Bryan Gil.

Kane, që ishte titullar me skuadrën që prej 23 majit, shënoi për herën e dytë në këtë duel në mintuën e 35-t nga afërsia.

Giovani lo Celco e vulosi ndeshjen me golin e tretë që e shënoi 20-t minuta para fundit, falë edhe një devijimi.

Tottenhami do t’i mësoj kundërshtarët të premten në mesditë kur edhe do të hidhet shorti në Stamboll të Turqisë. /Demokracia.com

Të ngjashme