Sport
Tottenham ia thellon krizën Chelseat, triumfon në derbin londinez
Demokracia
16:29 | 26 Shkurt 2023

Share:

Tottenham Hotspur me fitoren në derbin londinez ia ka thelluar edhe më shumë krizën e rezultateve Chelseat.

“Spurs” triumfuan 2:0 kundër të besuarve të trajnerit Potter në Tottenham Hotspur Stadium në Londër, shkruan Demokracia.com.

Oliver Skipp zhbllokoi shifrat në minutën e 46-të me një supergol në të mirë të Tottenham Hostpur.

Harry Kane i dha goditjen e fundit “Bluve” në minutën e 82-të me golin e dytë të realizuar.

Kësisoj, Tottenham Hotspur është i katërti me 45 pikë. Chelsea është i dhjeti me 31 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme