Sport
Tottenham Hotspur refuzon ofertën “stratosferike” të Cityt për Kane
Demokracia
14:40 | 21 Qershor 2021

Share:

Harry Kane kishte konfirmuar largimin e tij nga Tottenham Hotspur në verën e këtij viti.

Sulmuesi i rrezikshëm Kane mund të përfundojë sërish në Angli, por te Manchester City i cili është i gatshëm t’i plotësojë kushtet e nevojshme për kalimin e tij në “Etihad Stadium”, shkruan Demokracia.com.

“Qytetarët” kanë ofruar një shumë prej 100 milionë euro për anglezin.

Kjo ofertë “stratosferike” sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano është refuzuar për Kane.


“Spurs” nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë aq lehtë Kanen i cili dëshiron me çdo kusht të largohet nga klubi.

E ardhmja përfundimtare e Harry Kane do të vendoset pas Kampionatit Evropian ku ai është i fokusuar me “Tre Luanët”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme