Sport
Tottenham Hotspur godet në merkato, arrin marrëveshje me sulmuesin e Premierligës
Demokracia
12:46 | 30 Qershor 2022

Share:

Tottenham Hotspur ka vazhduar me transferime gjatë afatit kalimtar veror

Londinezët kanë arritur të përforcohen në repartin ofensivë, ku nga sezoni i ri do të jenë edhe më të frikshëm.

Spurs kanë fituar garën për transferimin e sulmuesit brazilian Richarlison që ka shkëlqyer vitet e fundit në Ligën Premier me fanellën e Evertonit.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, ku Spurs do t’i paguajnë 50 milionë funte (58 milionë euro), plus 10 milionë euro të tjera.

Për sulmuesin brazilian Tottenham Hotspur do të jenë skuadra e tretë në Angli pasi ai më parë ka luajtur edhe për Ëatfordin e Evertonin.

Aktualisht lojtari ndodhet në Brazil me pushime ku do t’i kryej edhe testet mjekësore.

Richarlison do kompletojë treshen e sulmit te Spurs së bashku me Harry Kane e Heung-Min Son.

Të ngjashme