Sport
Tottenham bën hap prapa në luftë për kreun, barazon në udhëtim te Brentford
Demokracia
15:53 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Tottenham Hotspur ka bërë hap prapa në luftë për kreun e tabelës, duke barazuar me Brentfordin në takimin e javës së 17-të në Premierligë.

“Spurs” barazuan 2:2 me Brentfordin në “Brentford Community Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Janelt në minutën e 15-të dhe Toney në minutën e 54-të ia dhuruan epërsinë e dyfishtë Brentfordit.

Të besuarit e Contes gjetën forcën që të paktën ta shmangnin disfatën.

Harry Kane ngushtoi avantazhin në minutën e 65-të. Gjashtë minuta më vonë Hojbjerg barazoi rezultatin.

Tottenham me këtë barazim ka 30 pikë në pozitën e katërt. Brentford ka 20 pikë në vendin e nëntë./Demokracia.com/

Të ngjashme