Lajme
Totaj: Synojmë që kryeministri i ardhshëm të jetë nga PDK-ja
Demokracia
23:35 | 02 Prill 2024

Share:

Kryetari i Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka folur për qeverisjen lokale dhe zhvillimet në PDK.

Totaj ka thënë se vendi po bën një parapërgatitje për zgjedhjet e reja. Ka përmendur ristrukturimin e partisë, dhe ka thënë se kthimi i tre kryetarëve të komunave në Kryesi të PDK-së, është “tregues i një mobilizimi real”.

“Ne luftojmë për vend të parë, jemi garues serioz. Kemi kryetar kredibil”, u shpreh Totaj.

Totaj tha se PDK-ja pretendon që në zgjedhjet e ardhshme të udhëheq me vendin.

“Synimi është që kryeministri i ardhshëm të jetë nga PDK-ja dhe PDK-ja të udhëheq Qeverinë”, u shpreh Totaj, duke thënë se “është gjasë reale”.

“Unë besoj që ne do ta udhëheqim Qeverinë e ardhshme. Së pari ka një katrahurë në vend, PDK-ja ka përvojë të madhe”, u shpreh tutje në emisionin DPT te Fidani në ATV.

Të ngjashme