Lajme
​Totaj mirëpret ambasadorët e huaj: Biseduam për mundësinë e zhvillimit të turizmit
Demokracia
12:38 | 27 Maj 2023

Share:

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot në takim ambasadorë të huaj të akredituar në Republikën e Kosovës, me të cilët zhvilloi edhe shëtitje në qytetin e Prizrenit.

Derisa tregoi për diskutimet e takimit, Totaj tha se me ambasadorët e huaj biseduan edhe për mundësinë e zhvillimit të turizimit si një komponent shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Po ashtu, ai tha se ambasadorët i njoftoi edhe për zhvillimet aktuale që janë në komunën e Prizrenit dhe shtoi se edhe qasja e tyre karshi diskutimeve ishte pozitive.

“Biseduam për mënyrën e qeverisjes së Prizrenit dhe modelin që ka jep si qeverisje e mirë, si qytet me diversitet, me tolerancë në bashkëjetëse të gjithë atyre që jetojnë këtu dhe se si kjo mund të transferohet edhe nëpër komuna tjera. Normalisht biseduam edhe për të kaluarën dhe trashëgiminë kulturore e historike, si dhe për mundësinë e zhvillimit të turizimit si një komponentë shumë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik. Patën një qasje shumë pozitive, i njoftova për zhvillimet aktuale që janë në Komunën e Prizrenit”, tha Totaj.

I lumtur nga arritjet e qytetit të Prizrenit ndër vite u shpreh ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Westerlund, qytetin e Prizrenit e quajti si kryeqendër të kulturës në vend.

“Jam i lumtur që jam sërish në Prizren, është një kryeqendër e kulturës në Kosovë. Isha këtu edhe javën e kaluar për të hapur një bashkimi miqësor mes Kosovës dhe Suedisë”, tha Westerlund.

Ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë po vizitojnë Prizrenin, bashkë me kryetarin e komunës, Shaqir Totajn.

Të ngjashme