Lajme
Totaj e godet Qeverinë për shtrenjtimin e tatimit: E pamundur të arsyetohet
Demokracia
18:19 | 24 Janar 2023

Share:

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kundërshtuar ngritjen e normës së tatimit në pronë. Për këtë ai kritikoi Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se një ndryshim i tillë nuk mund të arsyetohet, meqë ka krizë ekonomike. Ky ndryshim ka prekur veçanërisht zonat urbane.

“Në fillim të vitit qeveria i dyfishon faturat e tatimit në pronë, (veçanërisht për zonat urbane). Në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit, e vështirë të kuptohet dhe e pamundur të arsyetohet”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

“Shtetasit e punësuar në sektorin publik nuk e dijnë sa do ta kenë pagën, por faturat e tatimit në pronë tashmë i kanë të dyfishuara”.

“Veprime të këtilla nuk duhet bërë jashtë kontekstit të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, sepse nuk kalon pa pasoja, të cilat mund të jenë serioze”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme