Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së. Ai tha se investimet amerikane janë votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe vibrante, shkruan Express.
Torres në një postim në Twitter uroi Kosovës për sigurimin e këtij granti.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh MCCgov, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e vibrante”, ka shkruar Torres.
Congratulations to Kosovo for securing a $202 million grant from @MCCgov, established by Congress.
The American investment is a vote of confidence in the future of Kosovo as an independent and vibrant democracy. https://t.co/nnoKaO7D1P
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) July 28, 2022