Lajme
Torres flet me zyrtarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë: BE-ja ta trajtojë Kosovën me respekt, siç e meriton një shtet sovran
Demokracia
17:36 | 15 Gusht 2023

Share:

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka bërë të ditur se sot ka pasur një bisedë më zëvëndëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer, liudhur me tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Torres ka shkruar se si kongresmen nga qyteti i Bronksit, duke përfaqësuar qindar shqiptarë nga Kosova, i ka përcjellë zyrtarit të lartë të Sties së Bardhë nevojën për të mbështetur raportin special në mes të SHBA-së dhe Kosovës, gjë që Torres thotë se Finer e kupton thellësisht.

Gjithashtu kongresisti amerikan ka thënë se ka folur edhe për nevojën që dialogu i BE-së të trajtojë Kosovën në mënyrë fer dhe me respekt siç e meriton një shtet sovran.

Torres ka thënë se e ka lënë këtë bisedë me ndjenjën e besimit se Finer e kupton se sa e rëndësishme është mbajtja dhe forcimi i raporteve SHBA-Kosovë.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024