Lajme
Tornadot godasin SHBA-të, ka viktima
Demokracia
16:20 | 05 Nëntor 2022

Share:

Tornadot kanë goditur disa shtete në SHBA duke sjellë viktima dhe dëme të mëdha.

Parashikohet se ky sistem tornadosh, është më i madhi që Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar në më shumë se 5 muaj.

Në Teksas u krijuan 9 tornado, në Arkansas 4 dhe në Oklahoma 1, kanë raportuar institucionet meteorologjike amerikane.

Të paktën një person humbi jetën në Oklahoma, ku u regjistruan gjithashtu dëme të mëdha materiale.

Të ngjashme